Navalny, kundërshtari i Putinit vuan nga një sëmundje misterioze

schedule10:35 - 13 Prill, 2023

schedule 10:35 - 13 Prill, 2023

Alexei Navalny, lideri më i njohur i opozitës ruse, vuan nga një sëmundje misterioze, e cila mund të jetë rezultat i një helmi, pasi për dy javë ai ka humbur 8 kg.

“Ne nuk po përjashtojmë faktin që tani Alexei Navalny po helmohet ngadalë, po vritet ngadalë për të tërhequr më pak vëmendje”, tha Kira Yarmish, përfaqësueja e tij në një postim në Tëitter.

“Ai po mbahet në qeli dënimi, me dhimbje akute pa ndihmë mjekësore”, tha ai.

Në vitin 2020, Navalny i mbijetoi një përpjekjeje të dukshme për ta helmuar gjatë një fluturimi në Siberi me një agjent nervor. Rusia mohoi se shteti ka tentuar ta vrasë atë.

Ai u shtrua në spital në Gjermani por u kthye vullnetarisht në Rusi në vitin 2021, ku u arrestua pas mbërritjes dhe u burgos për mashtrim, për të cilin Navalny thotë se është i motivuar politikisht.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!