Navalny bën thirrje për më shumë sanksione kundër oligarkëve rusë

schedule11:36 - 17 Gusht, 2022

schedule 11:36 - 17 Gusht, 2022

Lideri i opozitës ruse Alexey Navalny i ka bërë thirrje Perëndimit që të vendosë më shumë sanksione kundër oligarkëve rusë, shkruan Al Jazeera.

“Të mos harrojmë: sanksionet janë të nevojshme për të detyruar pushtuesin të ndalojë luftën. Për të bërë presion mbi të. Dhe këtu ka zgjidhje komplekse si embargoja e naftës dhe gazit.

Por situata është shumë e thjeshtë: të vendosim sanksione personale kundër oligarkëve”, shkroi ai, në një apel nga kampi i burgut ku po vuan një dënim 9 vitesh për mashtrim, të cilin shumica e kanë quajtur të motivuar politikisht.

“Ata nuk kërkojnë asgjë përveç vullnetit politik,” shtoi Navalny.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!