Alexei Navalvy ka akuzuar Putin duke e cilësuar, një të çmendur, i cili po rrezikon jetën e mijëra qytetarëve. Sipas tij, Putin dhe partia e tij janë armiqtë e Rusisë dhe kërcënimi kryesor i saj, jo Ukraina dhe Perëndimi,” shkroi Navalny në Twitter.
1/16 Yesterday I watched the “session of the Security Council”, this gathering of dotards and thieves (it seems to me that our Anti-Corruption Foundation has done investigations into the corruption of every single one of them).
— Alexey Navalny (@navalny) February 22, 2022
Navalny iu referua një takimi të Këshillit të Sigurimit të hënën, ku zyrtarët bënë pretendime të pabazuara dhe nganjëherë të çuditshme të cilat shërbyen si një pararendës për përshkallëzimin ushtarak të Rusisë. Për shkak të Putin, shtoi ai, qindra ukrainas dhe rusë tashmë rrezikojnë të vdesin, dhe në të ardhmen numri i viktimave mund të arijë në mijëra.
Putin nuk do e lejojë Rusinë të zhvillohet por do e tërheqë në një kënetë, por dhe Rusia do të paguajë të njëjtinçcmim, tha ai. Disidenti më i famshëm rus, me origjinë ukrainase theksoi se teksa në vitin 1979 anëtarët e byrosë politike visheshin me ideologji, ndërsa personazhet aktuale nuk kanë asnjë gjë të tillë.
Duke iu referuar mbledhjes aktuale të këshillit të sigurisë në Moskë, Navalny vijon:
“Kreu i byrosë politike të shekullit 21 bën një fjalim të çmendurish. Do të ishte zbavitëse nëse gjyshi i dehur nuk do të ishte një 69 vjecar me pushtet në një vend me armë bërthamore.
Zëvendësoni në fjalimin e tij Ukrainën me Azerbajxhanin, Kazakistanin, Biellorusinë, Vendet Baldike, Uzbekistanin e kështu me rradhë. Ose mund të përfshini dhe Finlandën, vend ku mendimi gjeopolitik i këtij gjyshi të cmendur mund të mbërrijë.
E gjitha kjo përfundoi shumë keq në vitin 1979, dhe do të përfundojë keq dhe tani”, përfundon Navalny.
/abcnews.al