Natyrale apo artificiale: Cila pemë e vitit të ri është më e dobishme për klimën?

schedule11:54 - 29 Nëntor, 2021

schedule 11:54 - 29 Nëntor, 2021

Tani është periudha e vitit kur pas përfundimit të Ditës së Falënderimeve, shumica e amerikanëve mendojnë për pushimet dhe pemën e vitit të ri. Ndërsa disa kënaqen me aromën e një peme të vërtetë, të tjerë preferojnë thjeshtësinë e pemëve artificiale, shkruan CNN

Por konsumatorët po bëhen më të vetëdijshëm për klimën, dhe duke marrë parasysh se cila pemë ka ndikimin më të ulët në planetin tonë që po ngrohet me shpejtësi. Por cila  peme ka nivelin më të ulët të karbonit – një pemë natyrale apo një pemë artificiale  e blerë në dyqan? Sipas ekspertëve është e ndërlikuar.

Është e lehtë të imagjinohet se ripërdorimi i një peme artificiale vit pas viti është alternativa më e mirë. Por sipas Finton nëse një pemë artificiale përdoret për më pak se gjashtë vite, kostoja e karbonit është më e madhe se një pemë artificiale.

Kjo për shkak se pemët artificiale janë të krijuara zakonisht nga plastika polivinil klorur, ose PVC. Plastika është me bazë nafte dhe krijohet në objektet petrokimike që shkaktojnë ndotje. Studimet  besojnë se PVC mund të shkaktojë kancerin dhe rreziqe të tjera të shëndetit publik dhe mjedisit, raporton abcnews.al

Por është edhe çështja e transportit. Sipas Departamentit Amerikan të Tregtisë, shumica e pemëve artificiale të Krishtlindjeve importohen në SHBA nga Kina, që do të thotë se produktet transportohen nga anije nëpër Oqeanin Paqësor, më pas zhvendosen me kamionë përpara se të kalojnë te konsumatorët.

Sipas një studimi të një organizatë jofitimprurëse, ndikimi në mjedis i një peme artificiale është më i mirë se një pemë natyrale nëse përdorni pemën  artificiale për të paktën pesë vite.

Benefitet e një peme natyrale

Mesatarisht, duhen shtatë vite që të rritet një pemë. Dhe ndërsa rritet, pema thith dioksidin e karbonit nga ajri. Mbrojtja e pyjeve dhe mbjellja e pemëve mund të ndihmojë në shmangien e ndikimeve më të këqija të krizës klimatike duke hequr gazin që ngroh planetin nga atmosfera. Nëse pemët priten ose digjen, ato mund të lëshojnë karbonin që kanë ruajtur përsëri në atmosferë, raporton abcnews.al

Ka gjithashtu një përfitim ekonomik, pasi shumica e pemëve që njerëzit marrin janë shumë pranë vendit ku jetojnë. Rreth 15,000 ferma kultivojnë pemë për Krishtlindje apo Vitin e Ri vetëm në SHBA, duke punësuar mbi 100,000 njerëz me kohë të plotë ose të pjesshme, sipas Shoqatës Kombëtare të Pemës së Krishtlindjeve .

Finton tha se pemët e mëparshme të Krishtlindjeve mund të ripërdoren për restaurimin e habitatit; ato mund të ndihmojnë në kontrollin e erozionit nëse vendosen përgjatë brigjeve të përrenjve dhe lumenjve, dhe madje mund të ndihmojnë habitatet nënujore të lulëzojnë nëse mbillen pranë lumenjve dhe liqeneve.

Duke peshuar të mirat dhe të këqijat për shkak të klimës, pemët natyrale të Krishtlindjeve  duket se kanë avantazh. Sido që të jetë, sipas Finton është e rëndësishme që njerëzit të ndihen mirë me vendimin e tyre dhe të gjejnë mënyra të tjera për të trajtuar krizën klimatike.

/abcnews.al