NATO zhvendos avionët e zbulimit në Rumani, shkak sulmi rus ndaj Ukrainës

schedule12:46 - 17 Janar, 2023

schedule 12:46 - 17 Janar, 2023

Avionët e zbulimit AWACS të NATO-s do të zhvendosen sot në Rumani për të forcuar krahun lindor të Aleancës dhe për të ndihmuar në monitorimin e aktiviteteve ushtarake të Rusisë.

NATO njoftoi javën e kaluar vendosjen e AWACS (Airborne Warning and Control System) në Bukuresht.

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës shkurtin e kaluar, NATO ka forcuar praninë e saj ajrore në Europën Lindore dhe Baltik, si dhe duke vendosur avionë luftarakë dhe zbulues.

Avionët AWACS dhe radarët që kanë, janë në gjendje të zbulojnë e identifikojnë avionë të tjerë në një distancë prej më shumë se 400 kilometrash. Këta avionë po ashtu mund të dërgojnë informacione te avionët e tjerë. Në të kaluarën, avionë të tillë janë përdorur gjatë operacioneve kundër grupit militant Shteti Islamik apo në Afganistan.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!