Rrëmbimi i avionit me urdhër të Lukashenko-s dhe më pas arrestimi i gazetarit dhe të fejuarës së tij ka shkaktuar reagime të shumta në të gjithë botën. Shumë vende kanë bërë thirrje për lirimin e gazetarit të opozitës, Roman Protasevic.
NATO gjithashtu ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të gazetarit Roman Protasevic dhe partneres së tij Sofia Sapega.
“Ky akt shkel rregullat e aviacionit civil dhe rrezikon jetën e pasagjerëve dhe ekuipazhit. Ne mbështesim një hetim të pavarur, përfshirë Organizatën Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO) dhe gjithashtu mbështesim masat e marra nga Aleatët në përgjigje të kësaj incidenti “.
Traktati i Atlantikut të Veriut i bën thirrje Bjellorusisë të respektojë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut”. /abcnews.al