NATO: Sulmi i Moskës me raketë të re balistike nuk do të ndryshojë rrjedhën e luftës

schedule08:39 - 22 Nëntor, 2024

schedule 08:39 - 22 Nëntor, 2024

Një zëdhënës i NATO-s tha se Rusia po kërkon të “terrorizonte” civilët dhe të frikësonte aleatët e Ukrainës.

“Përdorimi i kësaj aftësie as nuk do të ndryshojë rrjedhën e konfliktit dhe as nuk do të pengojë aleatët e NATO-s të mbështesin Ukrainën ”, deklaroi Farah Dakhlallah, shkruan The Guardian.

Sulmi erdhi pasi SHBA dhe Britania e Madhe hoqën ndalimin e Kievit për të goditur territorin rus me armë të avancuara perëndimore. Rusia njoftoi Uashingtonin pak para sulmit të së enjtes, tha një zyrtar amerikan.

Putin theksoi në një fjalim televiziv drejtuar kombit se Moska goditi një objekt ushtarak ukrainas me një raketë të re balistike me rreze të mesme veprimi të njohur si “Oreshnik”.

Dhe udhëheqësi rus la të kuptohej se raketa ishte e aftë të lëshonte një ngarkesë bërthamore dhe tha se Rusia do të “përgjigjej në mënyrë të vendosur dhe simetrike” në rast të një përshkallëzimi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!