Ish-komandanti dhe njëkohësisht deputeti i PDK-së, Hisen Berisha kujtoi 25-vjetorin e sulmeve të NATO-s ndaj Serbisë, ku tha se ndërhyrja e aleancës ishte shpëtim për Kosovën.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Balkan Update” në ABC News, ai tha se ndërhyrje NATO-s ishte me karakter humanitare dhe nuk kishte për synim vrasjet e civilëve, dhe madje as të ushtarëve.
“Ndërhyrja e NATO-s ishte shpëtim për Kosovën. Ne po i nënshtroheshim një brutaliteti. Ndërhyrja e NATO-s ishte e karakter humanitar. Doktrina e NATO-s ishte neutralizimi i qendrave të komunikimit të bazave serbe. Kjo tregon për një doktrinë që nuk kishte për synim vrasjen, por vendosjen e paqen.
Kishte një doktrinë ndryshe ku u pa se në ofensivën e 1997, guerila e kishte efektin, por jo fuqinë për t’i dalë janë mbrojtje popullsisë civile.”, përfundoi ai. /abcnews.al