NATO shpërbëhet nëse vjen Trump? Koloneli: Shqipëria mund të rrezikohet nga Greqia, do duhet të…

schedule21:48 - 7 Mars, 2024

schedule 21:48 - 7 Mars, 2024

Kolonel Dilaver Hoxhaj thotë se Shqipëria mund të rrezikohet nga Greqia, nëse Doland Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë dhe mban premtimin se nuk do t’i mbronte aleatët e NATO-s, të cilët dështojnë të shpenzojnë mjaftueshëm për mbrojtjen, çka mund të çonte dhe në shpërbërjen e aleancës ushtarake.

Në emisionin “360 gradë’ në ABC News, Goxhaj u shpreh se Greqia ende nuk e ka hequr ligjin e luftës dhe mund të kërkojë territore të cilat i pretendon.

“Greqia nuk e ka hequr akoma ligjin e luftës. Po të ndodhë ajo, Greqia do të na thotë mirëmëngjesi. Do ma jipni vetë ato krahinat qe i quaj greke apo t’i marr vetë? Ai erdhi në Himarë, kryeministri grek, na bëri propagandë që Himara është greke, Duke qenë bashkë në aleancë, na shet karshillëk në shtëpinë tonë. Pale nesër kur të mos kemi mbrojtjen e NATO-s. Normalisht që ne diku do kërkojmë ndihmë. Kjo ndodhi edhe në 1997. Këtë presion Turqia ia bëri edhe në 1997 Greqisë”, theksoi ai.

Ndërkaq ish piloti Agim Nanaj deklaroi se Greqia ka pretendime, por shtoi se faktori shqiptar në Ballkan po forcohet.

“Greqia patjetër që i ka ato pretendime. Faktori shqiptar, përditë po forcohet. Në kuptimin e perspektivës, faktori shqiptar do të forcohet shumë në Balkan. Le t’i ketë F16, nuk është vetëm ajo forca. E dimë se çfarë Greqia mund të bëjë. Ju thoni mund të vijë Trump. Nuk ka mundësi të ikë ombrella amerikane në Evropë. Faktorët janë të gjithë. Trump ka thënë secili shtet anëtar duhet të realizojë 2% e buxhetit”, nënvizoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!