NATO shkaktoi pushtimin rus? Stoltenberg: Rusia përdori dhunë për shumë vite, më vjen keq për këtë

schedule08:10 - 10 Gusht, 2022

schedule 08:10 - 10 Gusht, 2022

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i është përgjigjur akuzave se ishte NATO ajo që shkaktoi luftën në UKrainë. Në një intervistë për gazetën malazeze “Vijesti” ai theksoi se NATO ka dekada që përpiqet për marrëdhënie të mira me Rusinë.

Stoltenberg: NATO ka dekada që përpiqet për marrëdhënie më të mira me Rusinë. Ne themeluam Këshillin NATO-Rusi, ramë dakord për Aktin Themelues të NATO-Rusi dhe i kërkuam Rusisë të punonte së bashku për të forcuar sigurinë në zonën euro-atlantike, por Rusia hoqi dorë nga ndërtimi më i madh i besimit dhe partneritetit të afërt dhe bashkëpunimit të përbashkët. Më vjen shumë keq për këtë.

Shefi i NATO-s e cilëson luftën e Rusisë në Ukrainë shkelje të ligjit ndërkombëtar, raporton abcneës.al. lufta, sipas tij, minon seriozisht sigurinë dhe stabgilitetin kombëtar.

Stoltenberg: Për shumë vite, Rusia përdori dhunë dhe frikësim. Tani po bën një luftë brutale kundër Ukrainës, e cila minon seriozisht sigurinë dhe stabilitetin ndërkombëtar dhe është një shkelje e pacipë e ligjit ndërkombëtar. Mizoria e tmerrshme e Rusisë ka prodhuar vuajtje të pamatshme njerëzore dhe zhvendosje masive, duke prekur në mënyrë disproporcionale gratë dhe fëmijët. Rusia mban përgjegjësinë e plotë për këtë fatkeqësi humanitare. Ai duhet të ndalojë menjëherë këtë luftë dhe të tërhiqet nga Ukraina.

Ai shprehu gatishmërinë e komunikimit me Rusinë në mënyrë që të parandalohen rreziqet dhe përshkallëzimi i situatës.

Stoltenberg: Ne mbetemi të gatshëm të mbajmë kanalet e komunikimit të hapura me Moskën për të menaxhuar dhe zbutur rreziqet, për të parandaluar përshkallëzimin dhe për të rritur transparencën. Megjithatë, çdo ndryshim në marrëdhëniet tona varet nga ndalimi i agresionit nga Rusia dhe respektimi i plotë i ligjit ndërkombëtar./Abcnews.al/