Vendet anëtare të aleancës euroatlantike NATO kanë rënë dakord të rrisin buxhetin për sigurinë në Evropën Lindore për vitin 2023.
Buxheti civil i NATO-s do të rritet me pothuajse 28%, ndërsa buxheti ushtarak do të rritet me 26%, njoftoi dje NATO.
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës, Jens Stoletnberg vlerësoi këtë vendim, i cili pasqyron siç thotë ai “nivelin më të lartë të ambicies” se shteteve anëtare të aleancës.
“Vetëm Amerika e Veriut dhe Evropa, duke punuar së bashku mund të mbajnë një miliard qytetarët tanë të sigurt në botën më të rrezikshme”, tha norvegjezi, sipas një njoftimi për shtyp të lëshuar nga shërbimet e tij.
Sot shuma e buxheteve të NATO-s, civile dhe ushtarake, arrin në 1.8 miliardë euro. Krahasuar me shpenzimet ushtarake kombëtare të Shteteve Anëtare, kjo është një shumë e vogël. Vetëm SHBA – ja shpenzoi 769 miliardë euro këtë vit, ndërsa Gjermania rreth 55.6 miliardë euro të tjera, sipas dokumenteve të NATO-s.
Bazuar në formulën aktuale për kontributin e secilit shtet anëtar, këto janë dy vendet që mbajnë peshën kryesore të kostove të përbashkëta: së bashku mbuluan rreth 16.3%, duke ndarë rreth 400 milionë euro secili në vitin 2021.
Kjo formulë u rishikua, ashtu siç dëshironte ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili kritikoi partnerët evropianë të vendit të tij, veçanërisht Gjermaninë, me argumentin se ata nuk kontribuan mjaftueshëm në shpenzimet e përbashkëta të mbrojtjes. Si rezultat i këtij rishikimi, përqindja e Berlinit u rrit dhe ajo e Uashingtonit u ul ndjeshëm.
Rritje të mëtejshme në buxhetet e NATO-s janë planifikuar tashmë deri në vitin 2030, siç u ra dakord në parim nga krerët e vendeve anëtare në samitin e Madridit në verë./abcnews.al/