Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është shprehur së NATO nuk ka parë asnjë ndryshim nga ana e Rusisë, duke thënë se Putini nuk ka hequr dorë nga ambicia e tij për të kontrolluar të gjithë Ukrainën dhe për të rishkruar rendin ndërkombëtar.
“Ne nuk kemi parë asnjë tregues se presidenti Putin ka ndryshuar ambicien e tij për të kontrolluar të gjithë Ukrainën dhe për të rishkruar rendin ndërkombëtar”, tha ai, shkruan BBC.
Sekretari i Përgjithshëm tha se NATO duhet të mbështesë Ukrainën, të mbajë sanksionet ndaj Rusisë dhe të forcojë mbrojtjen.
Stoltenberg tha gjithashtu se konflikti mund të zgjasë edhe më shumë dhe se NATO jetë e përgatitur për këtë.
Ai tha se NATO do të ndjekë një strategji të re për realitetin e ri që është ndërtuar në rang global për të marrë masat për një botë më të rrezikshme.
“Koncepti strategjik do të jetë udhërrëfyesi për NATO-n. Si të trajtojmë një botë më të rrezikshme dhe si të sigurohemi që ne të vazhdojmë të mbrojmë të gjithë aleatët e NATO-s”, tha Stoltenberg.
Stoltenberg foli për mediet në Bruksel ku pritet të mblidhen sot pasdite ministart e jahstëm të vendeve të aleancës euro-atlantike të NATO-s./abcnews.al/