NATO po teston dronët nënujorë dhe inteligjencën artificiale për operacionet detare

schedule11:52 - 28 Shtator, 2023

schedule 11:52 - 28 Shtator, 2023

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut po teston dronët nënujorë dhe inteligjencën artificiale për përdorim të mundshëm gjatë operacioneve detare, sipas Bloomberg.

Katërmbëdhjetë vende të NATO-s, së bashku me Suedinë, po testojnë dronët detarë, sensorët dhe inteligjencën artificiale gjatë një stërvitje 12-ditore në brigjet e Portugalisë që përfundon të premten.

Aleanca justifikon kryerjen e stërvitjeve të tilla me veprime të mundshme ruse në të ardhmen.

Qëllimi është përgatitja për zbulimin e aktiviteteve të rrezikshme në lidhje me infrastrukturën nënujore, sipas Bloomberg.

Siç tha Hans-Werner Wirmann, kreu i sektorit të mbrojtjes së infrastrukturës nënujore të NATO-s, inteligjenca artificiale mund të përdoret për të monitoruar lëvizjen e anijeve nëse ato kanë shkelur disa herë zonën kritike.

Në të ardhmen, vetë kabllot me fibra optike do të jenë në gjendje të zbulojnë nëse diçka e tillë do të ndodhë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!