NATO: Ftesa e Ukrainës për anëtarësim nuk do të diskutohet në samitin e Vilniusit

schedule14:19 - 19 Qershor, 2023

schedule 14:19 - 19 Qershor, 2023

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, këtë të hënë ka deklaruar se anëtarësimi I Ukrainës në aleancë nuk do të diskutohet në samitin e Aleancës në Vilnius 11-12 korrik.

“Ajo që po diskutojmë është se si ta afrojmë Ukrainën me NATO-n. Ka konsultime të vazhdueshme dhe nuk mund të paragjykoj rezultatin e tyre ”, tha Stoltenberg gjatë një konference të përbashkët për shtyp që dha pak kohë më parë me kancelarin Olaf Soltz.

Ndër të tjera ai është shprehur se “dyert e NATO-s janë të hapura”, siç tregoi Aleanca me ftesën për Finlandën dhe Suedinë.

Zbatohet gjithashtu “ajo që kemi thënë tashmë në 2008, se Ukraina do të bëhet anëtare e Aleancës”, shtoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s dhe vuri në dukje se “Nuk është puna e Rusisë, por e aleatëve të vendosin kur është koha e duhur dhe Rusia nuk ka të drejtën e vetos për vendimet e NATO-s”.

Dy zyrtarët në konferencën e përbashkët kanë shprehur se mbështetja për Ukrainën do të vazhdojë, por theksuan se “NATO nuk është e përfshirë në luftë

Kancelarja tha gjithashtu se Gjermania po përgatitet për mundësinë që lufta të vazhdojë për një kohë të gjatë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!