Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg po jep një konference për shtyp për krimet e pretenduara të luftës të kryera nga forcat ruse që po tërhiqen nga Ukraina veriore.
“Aleatët e NATO-s dënojnë plotësisht vrasjet e tmerrshme të civilëve që kemi parë në Bucha dhe vende të tjera të çliruara së fundmi nga kontrolli i Rusisë,” thotë ai.
Stoltenberg tha se të gjithë personat përgjegjës duhet të vendosen para drejtësisë dhe se vendet anëtare të NATO-s po mbështesin përpjekjet për një hetim ndërkombëtar./abcnews.al/