NATO bën thirrje të hetohet rrëzimin e avionit në Kazakistan

schedule13:47 - 26 Dhjetor, 2024

schedule 13:47 - 26 Dhjetor, 2024

NATO bën thirrje për zhvillimin e një hetimi lidhur me rrëzimin e avionit të pasagjerëve pranë qytetit Aktau në Kazakistan.  Zëdhënësja e NATO-s, Farah Dakhlallah në një postimin nga llogaria e saj në X shprehu ngushëllime për të afërmit e atyre që humbën jetën në avionin e rrëzuar.

“U urojmë shërim të shpejtë të lënduarve në aksident dhe bëjmë thirrje për zhvillimin e një hetimi të plotë”, deklaroi Dakhlallah.

Rrëzimi i avionit në Kazakistan

Avioni i tipit “Embraer 190” i “Azerbaijan Airlines” (AZAL), i cili po fluturonte në linjën Baku-Grozny, u rrëzua në afërsi të qytetit Aktau, në Kazakistan. AZAL kishte bërë të ditur se në avion ndodheshin gjithsej 67 persona, 5 prej të cilëve anëtarë të ekuipazhit dhe 62 pasagjerë.

Zëvendëskryeministri i Kazakistanit, Kanat Bozumbayev tha se 38 persona kanë humbur jetën në aksident ndërsa 29 kanë mbijetuar. Në Azerbajxhan u shpall ditë zie kombëtare për ata që humbën jetën në rrëzimin e avionit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!