Nations League po zhvillon ndeshjet e fundit të saj, teksa skuadrat tashmë mësojnë edhe pozicionimin e tyre në grupe.
Dita e sotme ka rezervuar një sfidë mjaft interesante, teksa Italia do të kërkojë të mposhtë Hungarinë për t’i marrë vendin e parë në grupin 3 në Ligën A. Hungarezët udhëheqin këtë grup me 10 pikë, ndërsa nga krahu tjetër italianët e Mancinit kanë dy pikë më pak dhe vetëm fitoja do iu bënte punë.
Po në këtë grup do të zbresin në fushën e lojës edhe Gjermania dhe Anglia, me dy ekipet që kërkojnë fitoren për moral, pasi edhe në rast fitoreje asnjëra nga skuadrat nuk mund të pozicionohet e para. Nesë gjermanët dalin me 3 pikë përballë “tre luanëve” dhe Italia humbet ose barazon me Hungarinë, vendi i dytë i takon Gjermanisë.
Ja të gjitha përballjet e ditës së sotme:
/f.a/abcnewws.al