Mund të quhet me plot gojë “klasikja” e futbollit evropian.
Holanda e Gjermania u përplasën edhe njëherë me njëra-tjetrën, këtë herë në fazën e grupeve, të Nations League, në Ligën A, me sfidën e “Johan Cruijff Arena”, që u mbyll në barazimin spektakolar, 2-2.
Për “Tulipanët” e Ronald Koeman gjetën rrugën e rrjetës Reijnders e Dumfries, ndërsa “Pancerat” e Nagelsmann u kundërpërgjigjën me golat e Deniz Undav e Joshua Kimmich, duke regjistuar kështu barazimin spektakolar, në arenën holandeze.
Ndërkaq, në barazim ka përfunduar edhe sfida tjetër e mbrëmjes, në Ligën A, me Hungarinë, që ishte e pafat përballë Bosnje Hercegovinës, duke e mbyllur 90 minutëshin e lojës, me rezultatin 0-0. /i.m /abcnews.al