Nations League/ Sesko me shokë nuk i ndahen kryesuesve, Sllovenia ia del në transfertën kazake

schedule17:56 - 13 Tetor, 2024

schedule 17:56 - 13 Tetor, 2024

Mesa duket ngjitja në Ligën A, të UEFA Nations League është objektivi kryesor i sllovenëve.

Të udhëhequr nga “yjet” Jan Oblak e Benjamin Sesko në fushën e blertë, Sllovenia është rikthyer te fitoret në këtë kompeticion, duke fituar me rezultatin minimal 1-0, në transfertën e Kazakistanit.

Goli vetëm i sfidës erdhi nga anësori i mesfushës, Jan Mlakar, i cili dërgoi topin në rrjetë në minutën e 55’-të të pjesës së dytë, pas një pasimi perfekt të Janza.

Falë kësaj fitoreje, Sllovenia është ngjitur në vendin e dytë të Grupit B4, me plot 7 pikë, po aq sa Norvegjia e vendit të parë, me këta të fundit që do të ndeshen në mbrëmjen me Austrinë e cila ndodhet në vendin e tretë me 4 pikë, ndërsa Kazakistani pozicionohet në fund të këtij grupi, me 1 pikë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!