Franca ka arritur të mposhtë Belgjikën me rezultatin 2-3 duke siguruar finalen e Nations e League ku do të përballet me Spanjën.
Protaganist kryesor në fundin e ndeshjes ishte edhe sistemi VAR i cili anuloi një gol për Belgjikën duke e cilësuar të parregullt, ndërsa “gjelat” do të shënonin pak minuta më vonë golin e përmbysjes.
Ndeshja nisi me raste për të dyja skuadrat, por Belgjika ia doli të shënonte dy herë në fundin e 45 minutave të para me Carrascon dhe Lukakun duke “shashtisur” francezët.
Pushimi shërbeu që Deschamps t’i bënte një dush të ftohtë të tijve që futen në pjesën e dytë me një marsh tjetër edhe për faktin se nuk kishin çfarë të humbisnin.
Bëlgët menduan se e fituan këtë gjysmëfinale deri në momentin që Benzema do të jepte sinjalin e parë në minutën e 62 duke ngushtuar rezultatin dhe Mbappe do të barazonte gjithçka në minutën e 69 duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e panelltisë.
Pas barazimit belgët “zgjohen”, teksa minutat e fundit do rezervonin edhe emocionet më të mëdha.
Lukaku dërgon topin në rrjetë në minutën e 87’ duke ngritur stadiumin në këmbë, por VAR e anullon dhe vetëm 3 minuta më vonë, Theo Hernandez do shënonte golin që do t’i jepte Francës një biletë për në finalen e Nations League ku e pret Spanja. /abcnews.al