Matteo Pessina u dëmtua në ndeshjen e djeshme të Atalantës kundër Milanit, ndërkohë që shqetësime ka pasur edhe Nicolo Zaniolo pas duelit ndaj Empolit.
Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, duhet të ftojë një tjetër lojtar për ndeshjen kundër Spanjës, në program për të mërkurën.
Në pole për të marrë një ftesë është mesfushori i Milanit, Sandro Tonali, i cili shënoi dje me kuqezinjtë dhe gëzon një formë të mirë këtë sezon. / abcnews.al