Grabitet banesa e futbollistit tw Romës, El Aynaoui. Grabitja ndodhi gjatë natës në shtëpinë e futbollistit të Romës Neil El Aynaoui, në zonën Castel Fusano.
Rreth orës 3:00 të mëngjesit, një bandë prej gjashtë burrash të veshur me të zeza, të armatosur me armë dhe të maskuar, hynë në shtëpi pasi rrëzuan një grilë nga dritarja e dhomës së ndenjes.
Grabitësit fillimisht mbyllën futbollistin, nënën e tij, partneren e tij, vëllain dhe partneren e tij në një dhomë.
Më pas vodhën bizhuteri me vlerë afërsisht 10,000 euro, një Rolex dhe çanta të firmave./abcnews.al


