Nata e tmerrit në Beograd, Andi Lila kthehet pas në kohë: Mos ma prek flamurin!

schedule13:11 - 14 Tetor, 2020

schedule 13:11 - 14 Tetor, 2020

14 tetor 2014, një datë që në vendin tonë nuk harrohet lehtë. Lidhet me futbollin dhe me një ndeshje që e rriti besimin se Shqipëria mund të merrte pjesë në Euro 2016. Ajo ëndërr u bë realitetet, por futbollistët e kombëtares atë mbrëmje në Beograd duhet të luftonin.

Kishin shkuar vetëm të luanin futboll kundër Serbisë dhe po paraqiteshin mirë, kur në qiell u shfaq një banderolë me figurat e Ismail Qemalit, Isa Boletinit dhe hartën e Shqipërisë Etnike. Mbi një dron nisi të ulej dhe në të shkruhej Authochthounos, një mesazh për serbët nga Ballist Morina që u bë i famshëm atë mbrëmje.

https://www.instagram.com/p/CGUL5y1F09m/?utm_source=ig_web_button_share_sheet

Mitrovic nxitoi ta merrte atë flamur, por djemtë e kombëtares nxituan ta mbronin. Andi Lila ishte një prej atyre që u vërsul t’ia hiqte nga duart e kundërshtarëve, ndërkohë që e kujton ende atë mbrëmje. Tashmë i përket së shkuarës dhe Lila qartazi nga rrjetet sociale shkruan: “Mos ma prek flamurin!”. Sigurisht edhe data 14 tetor që mbetet e gdhendur në histori. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!