Nata e ndërrimit të viteve trondit Lushnjën, i vendoset tritol për herë të dytë banesës së tregtarit

schedule19:32 - 31 Dhjetor, 2022

schedule 19:32 - 31 Dhjetor, 2022

Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e ndërrimit të viteve në Lushnje në banesën e Altin Lamçes.

Është hera e dytë që vendoset tritol në banesën e tregtarit të fruta-perimeve.

Lushnjë /Informacion paraprak

Rreth orës 18:30, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, pranë banesës së shtetases R. T, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale në dy automjetet e parkuara. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Më 1 nëntor 2022 lënda plasëse shkatërroi makinën e parkuar në oborr dhe theu xhamat dhe dyert e shtëpisë private.

Siç mësoi ABC më 1 nëntor, banesa është në pronësi të shtetasit Arben Turku, i cili ndodhet në emigrim.

Aktualisht në banesë jeton Altin Lamçe, tregtar në tregun e fruta-perimeve.

Herën e parë tritoli dyshohet se u hodh nga autorët në ecje, nga rruga drejt oborrit të shtëpisë./Abcnews.al/ 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!