Nata e dytë e protestave, Serbia konsideron vendosjen e një karantine të re

schedule15:58 - 9 Korrik, 2020

schedule 15:58 - 9 Korrik, 2020

Autoritetet në Serbi po diskutojnë rreth masave që duhet të marrin për të frenuar përhapjen e Koronavirusit, pas natës së dytë radhazi të trazirave mes policisë dhe protestuesve. Protestat në Serbi kanë nisur si formë qëndrimi ndaj mundësisë së vendosjes së një karantine të dytë.

Ekipi i menaxhimit të krizës në vend pritet që të ndalojë mbledhjet e shumë njerëzve në kryeqytetin Beograd, si dhe të limitojë veprimtarinë e kafeneve dhe klubeve të natës, pasi rastet me koronavirus vijojnë që të rriten dhe kërcënojnë sistemin e shëndetit.

Nuk është ende e qartë nëse zyrtarët do të rivendosin shtetrrethim gjatë fundjavës, njoftimi fillestar për të cilin u bë shkak për protestat e dhunshme në Beograd dhe tre qytete të tjera.

Të mërkurën mbrëma, 10 oficerë policie u plagosën gjatë natës së dytë të demonstratave në Beograd. Me dhjetëra protestues u plagosën në demonstratat që u mbajtën atje dhe në qytete të tjera. /abcnews.al/