Kryetari i shoqatës së biznesit të vogël Albert Nasto nga Korça në një intervistë për Abc News është shprehur se nëse qeveria nuk merr masa me mijëra biznese në të gjithë vendin do të mbyllen.
Ndër të tjera ai ka theksuar se që me nisjen e pandemisë këshillat bashkiak duhet të kishin hequr taksat për biznesin e vogël pasi një vendim i tillë ka shkaktuar falimentimin direkt të 20 % të biznesit të vogël.
Ndërkohë ai thekson se nëse këshilli bashkiak nuk merr masa në Korçë deri në fund të vitit do të falimentojnë 80 % e biznesit të vogël.
“Këshillat Bashkiak nuk kanë hequr asnjë taksë dhe pse ato kanë gjen këtë mbyllur dhe nëse një vendim i tillë do të ishte bërë nuk do të falimentonin dhe nuk do të kishin falimentuar kaq shumë biznese. Deri në fund të vitit në qarkun e Korçës mund të falimentojnë deri në 80% e biznesit të vogël. Më në vështirësi janë restorantet, baret dhe kafetë, kjo ka rënduar dhe do të rëndojë për buxhetin e të ardhurave. Që ditën e parë në Korçë janë mbyllur 20 % e bizneseve., dhe nëse qeveria nuk merr masa do të falimentojnë rreth 80 % e biznesit të vogël. Duhet të heqin të gjithë detyrimet në mënyrë që të mos jetë një gjendje kaq e rëndë që do të ndikojë jo vetëm për biznesin në Korçë por për të gjithë ekonominë shqiptare”, është shprehur Nasto./abcnews.al