Presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi ka dhënë një intervistë për median polake Meczyki, ku shqyrtoi të ardhmen dhe gjendjen shpirtërore të Kylian Mbappe.
Edhe pse ylli francez nuk ka rinovuar ende kontratën e tij me klubin, marrëdhëniet mes tyre duken se janë në armëpushim.
Te PSG besojnë ende në rinovimin e kontratës dhe jo largimin në merkaton e verës si një lojtar me parametra zero. Kjo pasi afrimet e Marco Asensio, Randal Kolo Muani, Ousmane Dembele dhe trajneri Luis Enrique, thuhet se ishin çelësi për të mbajtur numrin 7 edhe për një tjetër sezon.
Për momentin, dhe me të ardhmen e tij plotësisht në dyshim për sezonin e ardhshëm, presidenti i PSG-së është i qetë për situatën e lojtarit.
“Ai është një lojtar i PSG-së. ai e do këtë klub dhe ai është një lojtar fantastic, më i miri në botë.
Ne jemi të lumur që kemi Mbappe dhe do ta kemi atë”, përfundoi presidenti i PSG-së./h.ll/abcnews.al