Agjencia Amerikane e Hapësirës ( NASA ) k këtë të premte ka publikuar një foto hapësinore të një pjese të vijës bregdetare të Greqisë Perëndimore dhe disa ishujve të Jonit.
Mediat e huaja raportojnë se fotoja është bërë dhjetorin e kaluar nga një astronaut amerikan i ekuipazhit të misionit të 64-të në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS), por që është publikuar thuajse pas një viti.
Ky imazh tregon malet Akarnanian (me majat e tyre të mbuluara nga retë), liqenin Voulka, ishujt Kastos, Kalamos, Meganisi dhe një pjesë e Lefkadës./abcnews.al