NASA përgatit raketën gjigante për rikthimin në Hënë

schedule14:27 - 17 Gusht, 2022

schedule 14:27 - 17 Gusht, 2022

Agjencia amerikane e hapësirës, NASA po përgatit raketën e saj gjigante për fluturimin në Hënë.

E njohur si Sistemi i Nisjes Hapësinore (SLS) raketa po dërgohet në Pad 39B në Qendrën Hapësinore Kennedy në Florida për një ngritje të planifikuar më 29 gusht.

Fluturimi debutues do të jetë një provë pa ekuipazhin në bord, por misionet e ardhshme di të dërgojnë astronautët përsëri në sipërfaqen hënore për herë të parë në më sumë se 50 vjet.

SLS është rreth 100 metra e gjatë. Ky është një moment kyç për NASA-n, e cila do të festojë në dhjetor përvjetorin gjysmë shekullor të Apolli 17, uljes së fundit njerëzore në Hënë.

Agjencia është zotuar të kthehet me programin e saj të ri Artemis, duke përdorur teknologjinë që i përshtatet epokës moderne.

NASA e sheh kthimin në Hënë si një mënyrë për t’u përgatitur për të shkuar në Mars me astronautët në vitet 2030 ose menjëherë pas kësaj.

“Për të gjithë ne që vështrojmë hënën, duke ëndërruar ditën kur njerëzimi do të kthehet në sipërfaqen hënore, njerëz, ne jemi këtu! Ne po kthehemi. Dhe ai udhëtim, udhëtimi ynë, fillon me Artemis 1,” tha administratori i NASA-s, Bill Nelson.

NASA ka premtuar se ky mision i tretë do të jetë dëshmitar i gruas së parë që do të vendosë çizmet e saj në sipërfaqen e Hënës./Abcews.al/