Narta pa ujë në mes të vapës, banorët: Kemi 100 vite që presim këtë shtet…

schedule18:43 - 20 Gusht, 2021

schedule 18:43 - 20 Gusht, 2021

Nga Elton Nikaj

Në kulm të temperaturave përvëluese dhe shtimit të rasteve me covid po thahen për ujë.

Fshati Nartë është në situatë problematike për furnizimin me ujë të pijshëm. Banorët ankohen se prej tre muaj nuk kanë ujë dhe nuk po marrin zgjidhje nga pushteti vendor.

Të moshuarit me pensionet e vogla që kanë e kanë më të vështirë të blejnë ujë të pijshëm. “U bëmë tre muaj. E blejmë, unë kaq e kam pensionin. Ku më del. Bashkia vjen vërdallë, e fare, do ta sjellim, do ta sjellim” tha njëri prej banorëve.

Vjen një ditë, ikën tjetër ditë, vjen një orë, gjysëm ore. Sjellin me bote. Mbushim këtu” shprehet një tjetër.

Ndihen të braktisur nga autoritetet pasi ju është premtuar prej vitesh që furnizimi me ujë do të marrë zgjidhje, por deri më sot nuk është marrë asnjë masë. “Kemi pritur 100 vjet me këtë shtet, mashtrime vetëm” shprehet ai./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!