Përzgjedhja e Shqipërisë në mesin e vendeve për menaxhimin e tranzicionit në rripin e Gazës është mesazh I qartë I rolit të Tiranës zyrtare në paqen, sigurinë dhe stabilitetin jo vetëm në rajon por dhe në botë.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, mohoi zërat që Shqipëria duhet të paguajë 1 mld dollarë për tu ulur në Bordin e Paqes ndërsa nënvizoi kjo ftesë është një përgjegjësi e madhe shtetërore.
“Në Tiranë plas marazi e marrin dhenë lloj-lloj tregimesh me miliarda dollarë që do paguakemi për bordin, e me palestinezët që do i sillkemi në Shqipëri në këmbim të prezencës sonë në atë bord. Nuk ka detyrime financiare. Është një ftesë nga presidenti Trump e drejtpërdrejtë. Nuk ka angazhim tjeter vecse angazhimit të shpallur botërisht dhe qe ne sot e deklarojmë për marrjen pjesë në këtë bord. Shqipëra me statusin e anëtarit themelues të paqes do shofë në vijim angazhimet që burojnë nga statuti. Sipas Statutit, anëtarët themelues kanë zë të barabartë dhe peshë reale në drejtimin strategjik të këtij organizmi.” tha ajo.
Spiropali tha se Bordi i Paqes nuk i mbivendoset Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Përkundrazi, është një strukturë e mandatuar nga ajo për menaxhimin, mbikqyrjen dhe rindërtimin e Gazës.
“Aspak dhe për asnjë arsye nuk i kundërvihet kombeve të bashkuara. Përkundrazi rrjedh nga një rezolute e kombeve të bashkuara mbi krijimin e bordit të paqes por edhe mbi implementimin e e planit trump për paqen. Por është një mekanizëm shtesë bashkëpunimi që buron nga rezoluta e kombeve të bashkuara që afron si shtete me një rëndësi të posacme dhe këtë nuk e them për nga madhësia por koherenca, qëndrueshmëria dhe lualiteti në aleance dhe përtej.” u shpreh Spiropali.
Ministrja e Jashtme kritikoi opozitën për dezinformimet dhe trillimet mbi pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes. Spiropali nënvizoi se kjo ftese konfirmoi raportet e aferta mes Tiranes dhe Uashigtonit dhe vleresimin e Trump ndaj Rames, për te cilin opozita, prej javesh priste rrezimin e tij pikërisht nga pertej Atlantikut.
“Të gjithë ata që pa asnjë përgjegjshmëri publike, u turrën ta helmojnë publikun me parrullën “SHBA-të vendosën Shqipërinë në listën e zezë”, duke komentuar me ngazëllim gënjeshtrën se vendimi në fjalë, na lidhej me ndëshkimin e narkoshtetit të tyre imagjinar, e kanë marrë përgjigjen as më shumë e as më pak, po direkt nga Presidenti Donald Trump, i cili ka nënshkruar në letrën e tij se, Shqipëria është një partner i mrekullueshëm dhe Edi Rama është një udhëheqës i respektuar botërisht.” tha ajo.
Një koment Spiropali e kishte dhe për orientimin e ri të administratës amerikane në raport me institucionet e reja të drejtësisë për luftën kundër narkotrafikut dhe krimit të organizuar.
“Në asnjë moment sekretari Rubio nuk i janë referuar Shqipërisë, që nuk përjashtohet nga fenomene të tilla, por që nuk mbajnë përgjegjësi as shqiptarët si etni, as vendet e tjera ku këto shfaqen, ashtu si të gjitha shtet e tjera kanë sfidat e tyre kur vjen puna tek lufta kundër krimit të organizuar. Ajo që është e qartë dhe është e besoj si drita e diellit, është se Shqipëria dhe SHBA kanë një partneritet të fortë strategjik që nuk është lëkundur, dhe siç po e shihni, sigurisht që ky partneritet është i palëkundur. Shqipëria në raportet e BE, rezulton një vend që luftën kundër korruptonit, krimit të organizuar, pavarësinë e gjyqësorit, e ka sot në nivelin më të lartë të paktën për rajonin e Ballkanit Perëndimor.” përfundoi Spiropali.


