Nard Ndoka nuk firmos marrëveshjen me Bashën, zbulohet arsyeja

schedule18:49 - 24 Shkurt, 2021

schedule 18:49 - 24 Shkurt, 2021

Nard Ndoka, kryetar i Partisë Demokristiane të Shqipërisë nuk e ka firmosur marrëveshjen me Lulzim Bashën për të qenë pjesë e një koalicioni në zgjedhjet e 25 prillit. Gazetari i ABC, Juxhin Mustafaraj mëson se Basha i ka ofruar një vend në listën e Shkodrës, që nga Nard Ndoka gjykohet se nuk është i sigurt që mund të sigurojë mandatin. Për këtë arsye nuk ka firmosur deri tani.

Pak javë më parë Ndoka deklaroi se e kishte arritur paktin me Bashën, pasi i kishte premtuar një vend të sigurtë në listë, por duket se në momentin e fundit ka ndodhur surpriza e pakëndshme. Megjithatë negociatat vijojnë dhe deri në mesnatë pritet për t’u parë nëse do të ketë “tym të bardhë” apo Ndoka do të dalë i vetëm në zgjedhje. Gjithashtu ende nuk ka marrëveshje me partinë e Bamir Topit./ db/ Abcnews.al