Në Shkodër deri në mesnatë ka vijuar numërimi për kandidatët, pra vota preferenciale për të vazhduar sërish në mëngjesin e së mërkurën në 09:00 pas pushimit të komisionerëve. Por si janë rezultatet? Nga socialistët vendin e parë e mban Benet Beci me 3586 vota, i ndjekur nga Sterkaj dhe më pas Ilir Beqja, i cili lë mbrapa Edona Bilalin.
PS në Shkodër ka tre mandate dhe tre të parët në listë janë Edona Bilali, Paulin Sterkaj dhe Benet Beci. Ilir Beqja është i katërti në listë, pra nëse nuk arrin që të thyejë hersin atëherë do të jetë jashtë parlamentit. Për momentin nga 177 kuti të numëruara nga 411, Beqja ndodhet i treti në listën e më të votuarve me shpresën për të thyer hersin deri në kutinë e fundit, që nëse ndodh do të nxjerrë jashtë një nga lista e tre fituesve.
PD ka fituar 5 mandate në Shkodër, që do të thotë se nëse nuk thyhet hersi në parlament do të jenë; Helidon Bushati, Emilia Koliqi, Ramadan Likaj, Greta Bardeli dhe Zef Hila. Por lista e miratuar nga kryetari Basha mund të pësojë ndryshime, pasi Bardh Spahia që është i shtati deri tani ka marrë 3577 vota, pas tij vjen Lodovik Hasani në listën e të preferuarve nga qytetarët, ndërsa vetëm i treti drejtuesi politik Helidon Bushati.
Zhgënjim është Nard Ndoka, që në listën u vendos i teti dhe që nga numri i fletëve të votimit për partitë mbeti jashtë, por edhe shpresa e fundit që mund të thyente hersin është shuar, pasi deri tani ka marrë 78 vota, më pak se të gjithë. LSI ka një deputet që do të jetë Agron Çela, i cili vështirë të thyhet, pasi kryeson edhe listën e të preferuarve. Nga PSD, Doshi është më i preferuari, por pas dorëheqjes vendin e tij në parlament do ta marrin dy kandidatët e radhës në listë.
Vota preferenciale Shkodër-177 nga 411 kuti
PSD
Tom Doshi-2980 vota
Gledis çeliku-468
Meri Markiçi-268
LSI
Agron Çela- 1137 vota
PS
Benet Beci 3586 vota
Paulin Sterkaj 2861
Ilir Beqaj 1558
Edona Bilali 1235
PD
Bardh Spahia 3577 vota
Lodovik Hasani 3422
Helidon Bushati 2842
Zef Hila 2185
Ramadan Likaj 1843
Izmira Ulqinaku 1481
Greta Bardeli 857
Aldo Gega 802
Emilja Koliqi 586
Helga Sallaku 582
Arben Gjuraj 411
Nard Ndoka 78
db/ Abcnews.al