E ardhmja e Mauro Icardit është e paqartë. PSG ka mundësinë për ta blerë sulmuesin për shumën e 70 milion eurove, por “thatësira” e ndeshjeve të fundit ka frenuar drejtuesit e kampionëve të Francës. Në skenë ka dalë përsëri Juventusi, që e kërkon bomberin argjentinas. Agjentja dhe gruaja e tij, Wanda Nara flet rreth mundësisë së transferimit te bardhezinjtë e Sarrit, pavarësisht se në fund vendos vetë lojtari.
“Nuk e di nëse Icardi do të transferohet te Juventusi, nuk e di as nëse do të jetojmë në Paris apo Milano sezonin e ardhshëm. Në futboll nuk i dihet kurrë se çfarë do të ndodhë. Ai do të zgjedhë, ne do e ndjekim pas.
E njoh mirë Mauron dhe e di se çfarë dëshiron në aspektin sportiv dhe çfarë e bën të ndihet mirë në aspektin njerëzor. Presidentët e klubeve më njohin prej 5 vitesh, ata e dinë që unë jam një femër spektaklesh. Punoj si modele prej moshës 6-vjeçare dhe jam shumë e famshme në Argjentinë. Bëj rolin e agjentes në mënyrë shumë serioze, atyre duhet t’u interesojë vetëm kjo gjë“, përfundon Wanda Nara. /abcnews.al