Napoli nuk pyet aspak, turpëron publikisht Gonzalo Higuain!

schedule21:20 - 25 Maj, 2020

schedule 21:20 - 25 Maj, 2020

Mjafton një foto për të shkaktuar polemika të mëdha. Kështu ka ndodhur dhe me postimin e fundit të faqes zyrtare të Napolit në Tëitter. Ekipi napolitan ka bërë një formacion me 11 lojtarët më të mirë argjentinas që kanë mbajtur veshur fanellën e kaltër, por kanë lënë jashtë një ndër më të mirët, Gonzalo Higuian.

Po, Gonzalo nuk u largua siç duhet nga Sao Paolo, por ky veprim i Napolit, duhet thënë se është i tepruar. Higuain la Napolin për t’iu bashkuar Juventusit, për plot 60 milion euro. Madje, që në ndeshjen e parë kundër napolitanëve, argjentinasi gjeti rrjetën. Ky largim i Higuain dhe mënyrën si rodhën gjërat më pas, ende “shqetësojnë” Napolin, që ka vendosur Roberto Sosan para Higuainit, i cili me fanellën e Napolit, luajti 104 ndeshje dhe shënoi 74 gola.

Formacioni më i mirë argjentinas i Napolit: Mariano Andujar (2014-2016); Hugo Campagnaro (2009-2013), Federico Fernandez (2011-2014), Roberto Ayala (1995-1998), Mauricio Pineda (2000-2001), Daniel Bertoni (1984-1986), Jose Sosa (2010-2011), Jesus Datolo (2009-2011), Diego Maradona (1984-1991), Roberto Sosa (2004-2008), Ezequiel Lavezzi (2007-2012)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!