Napoli është duke bërë një sezon ëndrrash këtë herë, duke e parë veten në krye të tabelës së Serie A me 18 pikë më shumë se vendi i dytë. Gjithashtu edhe në Champions ka bërë një mrekulli, duke dalë të parët në një grup të fortë dhe tashmë do të përballet me Frankfurt në ndeshjet me eliminim direkt.
Edhe pse sezoni ende nuk ka mbaruar, Napoli po mendon për sezonin e ardshëm. Të kaltërit kanë vënë syrin te dy xhevahirët e Sassuolos. Armand Lauriente dhe Nedim Bajrami janë dy lojtarët e preferuar të Napolit sipas “Il Mattino”.
Fantazisti i kombëtares shqiptare u transferua këtë merkato të janarit nga Empoli te Sassuolo, por mesa duket karakteristikat e tij nuk i kanë shpëtuar agjentëve të Napolit të cilët e duan në ekip sezonin e ardhshëm./ h.ll/abcnews.al