Napoli mendon për një anësor të ri, talenti japonez në “radarët” e kampionëve të Italisë

schedule22:08 - 25 Qershor, 2023

schedule 22:08 - 25 Qershor, 2023

Pasi arriti fitimin e titullit kampion me skuadrën e Napoli, duket se “aventura” e anësorit meksikan, Hirving Lozano te “blutë” e Italisë është drejt fundit, me 27-vjeçarin që po lidhet gjithnjë e më shumë me kalimin në Premier League.

Për këtë aryse, Napoli është në kërkim të një anësori të ri dhe sipas raportimeve më të fundit nga mediat spanjolle, “blutë” kërkojnë japonezin Takefusa Kubo si anësorin e tyre të ri në repartin ofensiv.

Mirëpo, problem mbetet dëshira e lojtarit për të mos ndërruar klub gjatë kësaj merkatoje vere, pavarësisht se Napoli sapo është shpallur ekip kampion i Italisë dhe siguron pothuajse çdo sezon prezencën në Champiosn League. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!