Mesfushori i Interit, Matia Vecino, kërkohet me ngulm nga Napoli. Drejtuesit e napoletanëve kanë disa kohë që po e monitorojnë me kujdes situatën e lojtarit, por ende nuk ka patur ndonjë ofertë konkrete.
Sipas raportimit të gazetarit italiani, Gianluca Di Marzio, bisedimet mes palëve kanë kohë që kanë nisur, por momentalisht gjithçka ka ngrirë. Ai nuk e shpjegon dot se pse po ndodh diçka e tillë edhe pse Napoli e kërkon me ngulm Vecinon në skuadër.
29-vjeçari i është bashkuar Interit në vitin 2017, kur ato e blenë atë nga Fiorentina. Që nga ajo kohë ai numëron 79 ndeshje me zikaltrit në të gjithë kompeticonet, ku ka shënuar dhe 8 gola. /abcnews.al