Takimi i djeshëm mes Aurelio De Laurentiis dhe agjetit të Victor Osimhen nuk hodhi poshtë dyshimet për të ardhmen e sulmuesit nigerian, i cili kështu betet në pezull mes rinovimit të kontratës që skadon në vititn 2025 dhe shitjes së mundshme për 150 milionë euro.
Napoli pret dhe ndërkohë vlerëson alternativat e mundshme në rast të largimit të bomberit të tyre. Profili i parë në mendjen e drejtuesve është Rasmus Holjund, sulmuesi i Atalanta. Klubi nga Bergamo e vlerëson danezin nga 40 deri në 50 milionë euro.
Më pas është Beto i Udinese, kartoni i të cili mund të transferohet duke i paguar klubit bardhezi klauzolën prej 30 milionë euro. I fundit por jo nga rëndësia është kanadezi Jonathan David i Lille, i cili ka një vlerë prej 60 milionë euro./h.ll/abcnews.al