Napoli-Frankfurt: Policia vendase në këmbë, rreth 800 agjentë të infiltruar nëpër rrugë për të ndalur trazirat

schedule13:00 - 15 Mars, 2023

schedule 13:00 - 15 Mars, 2023

Një “gjueti” e frikshme nga ultrasit e Napolit po i mban të frikësuar forcat e policisë napolitane, të deleguara për të kontrolluar çdo kontakt midis tifozëve të Frankfurt dhe të kaltërve vendas. Vendosja e agjentëve të policisë në qytet është e rëndësishme, ku 800 të tillë janë vendosur në Napoli. Deri më tani nuk ka pasur episode serioze.

400 tifozët e Frankfurtit që mbërritën me tren nga Salerno ishin të gjithë të vendosur në bregdetin e qytetit, pranë hotelit ku po qëndron ekipi i tyre. Këta 400 tifozë nuk pranuan të ishin në stadium pasi klubi gjerman refuzoi të përdorë biletat për sektorin mysafir të stadiumit Maradona, të vëna në dispozicion nga Napoli. Prandaj nuk përjashtohet mundësia që ata të gjenden në qytet, si turistë, duke u ekspozuar ndaj kontakteve me tifozët italianë.

Pikërisht për këtë, policia e shtetit po i monitoron nga afër ata dhe mbi të gjithë mbështetësit napolitanë, nga Piazza Dante, deri te Piazza Sannazzaro.

Policia e Napolit e di shumë mirë se kjo do të jetë një ditë intensive për ta, pasi nga herët e fundit tifozët e Frankfurt e kanë treguar disa herë që janë tepër të rrezikshëm në rrugë./ h.ll/abcnews.al