Chelsea mund të kishte rikthyer në stol Maurizio Sarrin, italianin që fitoi Europa League me londinezët. Me shkarkimin e Frank Lampard, isha disa kandidaturat për të pasuar ish-mesfushorin.
Marina Granovskaia, drejtore sportive e “Bluve” të Londrës, donte që italiani të merrte drejtimin e skuadrës dhe madje raportohet se kishte marrë edhe “OK”-in e vetë Sarrit.
Gazetari i RAI, Ciro Venerato, në “Radio Kiss” ka bërë me dije se presidenti Roman Abramovich ka vënë veton dhe nuk ak lejuar që Sarri të kthehet në drejtimin e skuadrës së Chelsea.
Mes të tjera Verenato ka deklaruar edhe Aurelio de Laurentiis e ka telefonuar Sarrin, i cili është pa ekip që kur u shkarkua vjet nga Juventusi. Fëmijët dhe gruaja e Maurizios po shtyjnë që trajneri ta pranojë ofertë. / abcnews.al