Napoli dhe Inter janë në garë mes tyre për mbrojtësin e Hellas Veronës, Nordin Amrabat. Napoletanët janë një hap më para se zikaltërit, pasi kanë rënë dakord me klubin e Hellas Verona për të paguar kartonin e mbrojtësit.
Tashmë, të dy klubet janë në bisedime me marokenin për të mbyllur dhe kushtet financiare. Kartoni i 32-vjeçarit vlerësohet diçka më shumë se 5 milionë €, por Interi po përpiqet fillimisht të arrijë një marëveshje me vetë lojtarin. /abcnews.al