Naomi Campbell shmang kondicionerët sepse krijojnë rrudha

schedule09:50 - 17 Qershor, 2021

schedule 09:50 - 17 Qershor, 2021

Nëse ka ndonjë në planet që mund t’ju japë patjetër këshilla të provuara dhe efektive të bukurisë, kjo është, pa asnjë mendim të dytë, një nga supermodelet më të mirat në pasarelat e viteve ’90, e cila përcaktoi modën siç e njohim ne sot.

Naomi Campbell  zbuloi ajo së fundmi në Architectural Digest gjatë një turneu në shtëpinë e saj në Kenia, një nga sekretet e saj të bukurisë është se shmang kondicionerët, sepse beson se ato krijojnë rrudha.

A krijojnë përfundimisht rrudha kondicionerët?

“Kondicionerët mund të zvogëlojnë lagështinë e ajrit të dhomës, duke çuar në një klimë më të thatë të dhomës. Ekspozimi i zgjatur në ambiente të kontrolluara nga AC shkakton humbjen e lagështisë në lëkurë për shkak të ajrit të thatë në dhomë. Kjo mund të çojë në lëkurë të dehidratuar, e cila karakterizohet nga mungesa e shkëlqimit dhe elasticitetit, duke theksuar kështu vijat e holla dhe rrudhat”, tha Dr. Adeline Kikam në instyle.com.

Cilat janë kushtet ideale për lëkurën?

Sipas instyle.com, ruajtja e niveleve të lagështisë në intervalin ideal prej 30% në 50% është çelësi. Gjithashtu, 22-23 gradë Celsius në një dhomë, me një dritare pak të hapur për ajrosjen e duhur, janë temperatura ideale për të ruajtur lagështinë e nevojshme në lëkurë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!