Naomi Campbell rrëfen luftën e saj për t’u shëruar nga droga dhe alkooli

schedule15:39 - 21 Shtator, 2023

schedule 15:39 - 21 Shtator, 2023

Naomi Campbell zbuloi në dokumentarin Apple TV+ The Super Models se ajo nisi drogën për të përballuar traumën dhe pikëllimin e fëmijërisë, gjë që i krijoi edhe më shumë probleme personale.

53-vjeçarja britanike pranoi se filloi të abuzonte me substanca për të përballuar faktin që babai i saj braktisi nënën e saj shtatzënë dhe kështu ajo u rrit pa e parë kurrë. Një tjetër ngjarje që e shtyu atë drejt drogës ishte vrasja e mikut të saj të ngushtë Gianni Versace, i cili u vra nga Andrew Cunanan në vitin 1997, në hyrje të vilës së tij në Florida. Campbell ishte një nga modelet e preferuara të stilistit italian dhe gjithmonë e ndihmonte atë të ecte përpara, edhe kur ajo nuk e mendonte se do t’ia dilte.

Kur ai vdiq, pikëllimi im u shtua. Kur fillova të përdor substanca, kjo ishte një nga gjërat që doja të fshihja, pikëllimi. Ju mendoni se do të lehtësojë dhimbjen, jo. Mund të shkaktojë frikë dhe ankth të jashtëzakonshëm. Dhe kështu u zemërova shumë”, tha ylli në dokumentarin me 4 episode, ndërsa pranoi se Gianni ishte familja që kishte zgjedhur.

Pas 5 vitesh përdorim kokaine, Campbell vendosi të bashkohej me një program rehabilitimi. “Kur përpiqesh të fshehësh diçka, ndjenjat e tua… Nuk ia del dot. Po vrisja veten. Ishte shumë e dhimbshme”, tha ajo, duke iu referuar abuzimit të saj dhe vendimit më të mirë që ka marrë ndonjëherë, për ta lënë pas njëherë e përgjithmonë.

Ajo u ndal gjithashtu te dënimi në dosjen e saj kriminale për tentativë lëndimi trupor ndaj asistentit të saj në vitin 1998, si dhe akuzat për abuzim me bashkëpunëtorët në vitin 2006, duke thënë se i pranon gabimet e saj dhe tani ka mjetet për të menaxhuar zemërimin që mund t’i shkaktohet nga diçka.

Më në fund, modelja zbuloi se përmes përpjekjeve të saj personale për t’u bërë një person më i mirë, ajo ndihmoi të tjerët që dolën në rrugën e saj, si dizajnerët Marc Jacobs dhe John Galliano./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!