Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Nano qeveriste me parti, jo me klane”, Luan Rama: Pushteti sipas tij, ishte përgjegjësi e ‘bëmave të partisë’

schedule20:47 - 6 Nëntor, 2025

schedule 20:47 - 6 Nëntor, 2025

Ish ministri socialist Luan Rama tha për ‘Real Story’ se Fatos Nano qeveriste me parti dhe jo me klane.

Në retrospektivën e viteve të arta, ku Nano ishte në krye të PS dhe Luan Rama me postin sekretar, ai shprehet se Nano e shihte pushtetin si përgjegjësi e asaj që bënte partia. Më tej, Rama tha se lideri Fatos Nano shihte më larg dhe besonte se një parti duhet të kishte në themel debatin.

“Nano qeverisi me parti, jo me klane, as me klube. I dha partisë autoritetin dhe se një parti civile ku debate kthehet në institucion do e çoj përpara qeverisjen e vendit. Një parti e mbyllur nuk ka vlerë në qeverisje. Roli I tij ë

Ai shihte shumë më larg, nuk shihte në raportin e shkurtër, pushteti ishte përgjegjësi e asaj që bënte partia. Në kohën ku Fatosi ishte kryetar, Edi Rama ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës. Kjo nuk e pengonte partinë e Tiranës të kishte zërin e vetë. Çdo veprim dhe vendimarrje në këshillin Bashkiak shkonte pasi piqej në PS.

Kjo sa e mbështeste dhe e imunizonte partinë. Sot nuk e di kush është kryetari i partisë së Tiranës. Nuk ishte në edukatë ajo që ndodh sot. Nano ka ardhur me emra që janë rrëzuar në kryesi.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!