Nano në Uashington, Ambasada e SHBA-së pasqyron takimin me shefin e DEA-s dhe zyrtarë të tjerë, çfarë u diskutua

schedule09:48 - 7 Qershor, 2022

schedule 09:48 - 7 Qershor, 2022

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, gjatë vizitës disaditore në Uashington, zhvilloi një sërë takimesh të rëndësishme, me zyrtarë të lartë të agjencive ligjzbatuese në Amerikë.

Takimi i Nanos është pasqyruar edhe nga Ambasada amerikane në Tiranë.

Në njoftimin e ambasadës thuhet se forcat e rendit dhe homologët e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës u takuan me Drejtorin e Përgjithshëm të Policia e Shtetit Shqiptar Gledis Nano gjatë vizitës së tij në Uashington javën e kaluar, për të përforcuar marrëdhëniet e ngushta dhe bashkëpunuese midis Policisë së Shtetit Shqiptar dhe Qeverisë së SHBA.

Drejtori i Përgjithshëm Nano u takua me Zëvendës-ndihmës-prokurorin e Përgjithshëm, njëkohësisht Këshilltar për Çështjet Ndërkombëtare të Departamentit të Drejtësisë, Bruce Swartz, shefin e Operacioneve të Jashtme të Administratës së Zbatimit të Drogës (DEA), George Papadopoulos, dhe drejtues të lartë nga Byrotë Diplomatike të Departamentit të Shtetit për Sigurinë dhe Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit.

Kjo vizitë tregoi rëndësinë në rritje të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar brenda Shqipërisë, nëpërmjet transparencës, besimit, operacioneve të përbashkëta dhe trajnimeve.

Homologët amerikanë vlerësuan gjithashtu Policinë e Shtetit Shqiptar për rolin e saj në ndihmën e afganëve të cilët mbërritën në Shqipëri vitin e kaluar./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!