Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi, i ka bërë thirrje kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të japë dorëheqjen.
Ajo i tha RTE News të Irlandës se ndërsa “ne njohim të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten”, numri i palestinezëve që kanë vdekur në Gaza ishte shumë i lartë”.
“Ne hedhim poshtë politikën dhe praktikën e Netanyahut – e tmerrshme. Çfarë mund të jetë më e keqe se ajo që ai ka bërë si përgjigje?”, tha ajo.
“Personi i tij i inteligjencës ka dhënë dorëheqjen – ai duhet të japë dorëheqjen. Ai është përfundimisht përgjegjës”, shtoi Pelosi.
Gjeneralmajor Aharon Haliva, kreu i inteligjencës ushtarake izraelite, dha dorëheqjen të hënën për dështimet që çuan në sulmin vdekjeprurës të Hamasit më 7 tetor./abcnews.al