Namik Dokle fiton betejën me COVID: Ia dolëm, e përzumë nga shtëpia

schedule10:03 - 25 Tetor, 2021

schedule 10:03 - 25 Tetor, 2021

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Namik Dokle ka fituar betejën me COVID së bashku me bashkëshorten e tij. Lajmin e bën me dije vetë Dokle përmes një postimi në rrjete sociale, ku shkruan se ia kanë dalë që më në fund ta përzënë COVID nga shtëpia.

Më në fund… pa covid. E mundëm, e vumë përfundi, e përzumë covidin nga shtëpia. Ai iku çalë-çalë, por na la edhe ndonjë plagë. Po shkojmë drejt normales. Ia dolëm se patëm Anikën, ëngjëllin tonë shpëtimtar, patëm Blerin, Onin dhe Inën, ëngjëjt mbrojtës dhe Manjolën, ëngjëllin këshillues nga Italia! Ia dolëm se patëm të afërm dhe miq pa fund që na ofruan dashuri, kurajo dhe lutje të përzemërta për shërim! Sa do të dëshiroja që, sot, fjala falenderim të kishte fuqi një mijë herë më të madhe, për të gjithë“, shkruan Dokle.

Çifti i bashkëshortëve pavarësisht kujdesit që ka treguar herë pas here, për të shmangur kontaktet dhe lëvizjet e panevojshme, janë infektuar me koronavirus dhe prej disa ditësh kanë qëndruar në izolim, derisa kanë dalë negativë. /Abcnews.al