Nami në Youtube me këngën e Manos, publikon videoklipin romantik pas vdekjes misterioze të 3 fëmijëve të tij

schedule12:47 - 27 Prill, 2022

schedule 12:47 - 27 Prill, 2022

Babai tre vajzave në Greqi që vdiqën në mënyrë misterioze në një periudhë kohore të shkurtër nga njëra tjetra ka publikuar në Youtube këngën e tij të re, që i dedikohet dashurisë.

Videoklipi romantik ka shkaktuar zemërimin e përdoruesve në rrjetet sociale, të cilët janë habitur me veprimin e Manos Daskalakis.

Lexo edhe: Gabimi që nxori zbuluar 33-vjeçaren dhe tre skenarët që mund të shpjegojnë vrasjen tre vajzave në Greqi

Bashkëshortja e tij, Roula Pispirgou është dërguar në paraburgim për vrasjen e të bijës Georgina, e cila ndërroi jetë këtë vit. Po ashtu mendohet se Roula ka gisht edhe në vdekjen e 2 vajzave të tjera, Malenës dhe Irisit.

Ndërkohë janë shtuar dyshimet se babai i 3 vajzave ka bashkëpunuar me gruan e tij për vrasjen e fëmijëve.

Disa nga komentet e përdoruesve

– “Po  vajtojmë ne  për tre fëmijët e  tu”

– “Po, zoti Manos. Shume shume e drejte! Tani është koha për të promovuar këngën tuaj! Mos u mërzitni, ne vajtojmë për 3 fëmijët tuaj!”

– “Talenti i vetëm që mund të shoh është aftësia për ta bërë atë çdo ditë dhe më keq… si familje. Vazhdo  mos u bezdis. Nuk do të mund ta bësh për shumë kohë……”.

– “Çfarëdo që të them do të jetë pak. Ashtu siç je vokalisht, je edhe si njeri. INDIFERENT”.

– “Cfare te te them … nuk ka fjale te pershkruaj ty dhe te tjeret si ty, me vjen turp qe jeton prane nesh.. se mund te kemi kaluar diku… qe ti thith te njejtin ajre… kete ajer. që disa njerëzve iu privuan… e dini kush… më vjen turp për ty… po të ngatërroj pantallonat… dhe diçka e fundit… je krejtësisht i paqëndrueshëm…”.

Ndërkohë  mediet greke publikuan ditën e djeshme një dëshmi të re në lidhje me rastin e vdekjes së tre motrave në Patra.

Një mike e familjes pretendon se Manos Daskalakis i ka dërguar foto të turpshme në bisedat që dyshja bënte bë rrjetin social Facebook.

Lexo edhe: Nëna e tyre e dyshuara kryesore, nisin hetimet për vdekjen e motrave të Georginës në Greqi

Sipas gruas, Manos Daskalakis i ka dërguar fotot nudo . Sipas saj Manos Daskalakis kë flirtuar me të, pasi ka dashur të kryejë marrëdhënie seksuale me të, ndërkohë ishte i martuar me Roula Pispirigou, ndërsa Malena dhe Iris dy vajzat e vogla të familjes kishin ndërruar jetë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!