Nallbati pranon fajin/ Deputeti i PD: Dhuna nga ana ime, e papranueshme

schedule15:20 - 4 Maj, 2025

schedule 15:20 - 4 Maj, 2025

Deputeti i dhunshëm demokrat Ledjon Nallbati ka pranuar se ka qenë ai autori i dhunës një natë më parë në Devoll.

“Pranoj me përgjegjësi të plotë që duhet të qëndroja me maturi, mbi këto lloj provokime, megjithatë jam njeri para se të jem politikan. Dënojmë çdo lloj forme dhune verbale e fizike, pavarësisht se na përfshiu incidenti pa dëshirën tonë. E vërteta transformohet si i volet interesit publik të momentit. Keni parë video të pjesshme, jo të plotë. S’është e vërtetë që unë apo vëllai i kemi prerë rrugën kamionit. Po udhëtonim nga Kapshtica në qytet, në rreth-rrotullim është hapur një gropë që këta pushtetarë që keqinformojnë ngjarjen, nuk e riparojnë. Mjeti im uli shpejtësinë ndërsa kamioni ishte mbrapa me shpejtësi dhe mund të pësonim aksident”, ka deklaruar Nallbati.

Nallbati njihet si një deputetët e dhunshëm brenda, por edhe jashtë kuvendit. Gjatë primareve në kohën e Bashës, ai sërish bashkë me të vëllanë, hynë me dhunë në degën e PD Devoll në 2020.  Por nga besniku i dhunshëm i Bashës, Nallbati u kthye pas vitin 2021 në kamikazin e Sali Berishës, duke u kthyer në protagonist dhune të përsëritur në kuvend, përfshirë edhe grushtin ndaj socialistit Vullnet Sinaj.

Pak ditë më parë, edhe një tjetër kandidat i Partisë Demokratike u përfshi në një konflikt të dhunshëm. Xhelal Mziu dhe nipi i tij pa një takimi elektoral goditën me grushte 33-vjecarin Kalosh Murra, i cili mbante detyrën e përgjegjësit të ndihmës ekonomikë në njësinë administrative Ostren./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!